Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Fishta: Policët po mbahen kundra ligjit në shërbime 12 orëshe, ende në gatishmëri pas tërmetit

Nga A2 CNN
27 Janar 2020, 16:59 | Aktualitet

Me qindra punonjës policie kanë kryer më shumë orë shërbimi sesa e parashikon ligji. Prej tërmetit të 26 nëntorit dhe deri tani, efektivë të disa komisariateve vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Por sipas ligjit të policisë dhe kodit të punës, këta efektivë mund të qëndrojnë deri në 10 orë në shërbim, por ndryshe ndodh në terren.

Sipas kreut të sindikatës së policisë Satedin Fishta, “Kodi i punës e ka përcaktuar që pas 8-orëshit, duhet të pushojë dhe më pas mund të punojë edhe 2 ore, por jo 12 orë pa ndërprerje, sepse është tejmase stresante por edhe kundër ligjit”.

Satedin Fishta

Një tjetër problematikë është edhe trajtimi me ushqim i punonjësve të policisë.

“A mund të përballojë një punonjës i policisë 12 ore pune vetëm me një sandviç, 1 kokërr molle dhe bidon me ujë?”, shton Fishta.

Shumica e efektivëve kryejnë shërbimin ne qytetin e Durrësit ku kanë marrë në ruajtje një numër të madh godinash që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë