Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fiskalizimi, kontabilistët: Shtyrja e afateve nuk zgjidh problemin

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 15:47 | Ekonomi
Fiskalizimi, kontabilistët: Shtyrja e afateve nuk zgjidh problemin

Zgjatja e afateve të faljes së gjobave për shkak të numrit të ulët të bizneseve që nuk janë fiskalizuar, mund të mos jetë zgjidhje e mjaftueshme.

Kontabilistët vërejnë se ky ngërç nuk mund të tejkalohet nëse nuk adresohen probleme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, si shkarkimi i faturave, afati i deklarimit të librave të blerjes e shitjes dhe faturat e importit.

Aktualisht, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në reformë janë futur më pak se gjysma e bizneseve, nivel larg parashikimeve të vetë institucionit. (grafik 1) Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi vendimin për shtyrjen me 6 muaj të periudhës pa gjoba, deri në qershor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani