Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fiskalizimi, Tabaku: Koncesion korruptiv, do të mbyllë bizneset

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 14:47 | Politikë
Fiskalizimi, Tabaku: Koncesion korruptiv, do të mbyllë bizneset

Në Ditarin e orës 13:00 në A2, Jorida Tabaku, ish-deputetja e Partisë Demokratike, tha se fiskalizimi është një koncesion korruptiv, i cili do t’i detyrojë bizneset të mbyllin qepenat.

“Fokusi i bisedës me bizneset ka qenë, si është situata me konsumin, si i prek buxhetit familjet dhe fiskalizimi. Fiskalizimi është një ligj i ri i qeverisë. Këto ligje janë të vetmet që hynë në fuqi në 2020-n, nuk ka asnjë ndryshim tjetër fiskal nga buxheti i këtij viti. Kjo presupozon se do të bëhet një ndryshim i të gjithë mënyrës se si biznesi raporton, do të hiqen kasat fiskale të 2009, të cilat u vunë me shumë zhurmë dhe që ishte një sistem shumë i mirë. Ndërkohë, do të zëvendësohet me një sistem tjetër që është një koncesion që e ka marrë një kompani kroate. Të gjitha bizneset do të detyrohen të heqin të gjitha kasat fiskale dhe të vendosin një sistem të ri, i cili do të bëjë lidhjen në kohë reale të biznesin me zyrën e tatimeve. Kjo do t’i kushtojë biznesit të vogël 1200 euro në vit.

Kasa fiskale e ka kryer funksionin e saj dhe është sistemi më i mirë që përdor e gjithë Europa. Nuk ishte nevoja që bizneset të ‘gjobiteshin’. Nuk ishte nevoja për të bërë një koncesion korruptiv, pasi ky i tillë është. Ky sistem do t’i gjobisë në masë bizneset dhe do t’i detyrojë të mbyllin dyert”, tha Tabaku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani