Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fjalët afrojnë botën, përkthimi si dimension i diplomacisë kulturore

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 13:29 | Aktualitet
Fjalët afrojnë botën, përkthimi si dimension i

Tre dekada më parë të gjendur të etur për të njohur autorët dhe veprat e ndaluara, rrallëherë diskutohej për përkthyesin.

Emri i tij zinte një vend të vogël në faqet e brendshme të librit. Këtë dekadë vëmendja është rikthyer te ai që e sjellë në shqip një vepër.

Emrat e përkthyesve më të mirë madje vendosen edhe në kopertinë si për të shënjuar se përkthyesi e ka vendi aty ku është edhe autori. Ndërsa bota letrare në Shqipëri është gati të presë edhe simpoziume për përkthimin.

Një i tillë ka marrë jetë në kryeqytet si nismë e shoqatës së përkthyesve shqiptarë. A ka përkthime të këqija apo janë redaktorët ata që duhet të kenë më shumë vëmendje kur vjen puna te origjinalitetit dhe e bukura e gjuhës shqipe? Kjo është një pyetje e vjetër, po aq sa edhe  problematika që vetë botuesit hasin gjatë kësaj dekade.

https://a2news.com/video/ilia-lengu-deshmon-si-u-ndryshua-ne-perkthim-vepra-e-enver-hoxhes-nga-vrioni/

Në simpoziumin e mbajtur në kryeqytet u bënë bashkë jo vetëm përkthyes, por edhe zëra të rëndësishëm të botës letrare.

Shoqata e përkthyesve shqiptarë u krijua gjatë pandemisë dhe ky është vetëm një nga simpoziumet e menduara që përcjell mendimin dhe sfidat mes radhëve të përkthimit. Por, kreu I kësaj shoqate siguron se të tjera simpoziume a konferenca shkencore do t’i dedikohen punë së vyer të përkthimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë