Fjalimi për gjendjen e Unionit, Von Der Leyen njofton vizitë në Ballkan për zgjerimin

Investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime për të ardhmen e BE, tha Ursula Von der Leyen, e cila njoftoi një vizitë në rajon para fundit të muajit. Në fjalimin vjetor për gjendjen e unionit, presidentja e Komisionit Europian kërkoi përshpejtim të fushatës së imunizimit, për të parandaluar atë që e quajti, pandemi të të pavaksinuarve.