Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Flamingot dhe pelikani kaçurrel po kthehen, por Narta prapë në rrezik nga rikthimi i gjuetisë së paligjshme

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2020, 18:53 | Aktualitet

Në Lagunën e Nartës po dëshmohet një masakër mjedisore. Pamjet filmike të A2 dëshmojnë për persona që ushtrojnë gjueti të paligjshme në brendësi të zonës së mbrojtur.

Situata ka krijuar shqetësim tek specialistët e zonave të mbrojtura të cilët e kanë territorin në monitorim të vazhdueshëm. 

Ndërsa policia pritet të nisë hetimin për identifikimin e  autorëve, Florian Rustemaj, nga Administrata e Zonave te Mbrojtura  thotë se rast pas rasti bëhet koordinimi me policinë e shtetit për të shmangur dëmtimin e popullsisë së shpendëve në zonë.

Florian Rustemaj

“Nuk përjashtohet mundësia e gjuetisë, ka njerëz të papërgjegjshëm që shkojnë dhe gjuajnë në lagunë. Ne jemi gjithmonë në bashkëpunim me policinë e shtetit, jo vetëm me gjuetinë, por për gjithë aktivitetet e paligjshme”, thotë Rustemaj për A2.  

Veçanërisht dy vitet e fundit efektet e moratoriumit të hyrë në fuqi në vitin 2016- të, janë ndjerë në lagunë e Nartës, me rikthimin e flamingove dhe pelikanit kaçurrel.

A2 CNN Livestream

Dita jonë