Flamur Noka: Basha na poshtëroi, as armiku më i madh e kishte cilësuar “llum” bazën e PD

Deputeti Flamur Noka, në dalje të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka lëshuar akuza të rënda ndaj atij që ende formalisht është kreu i partisë së tij, Lulzim Bashës.

“Denoncoj leksikun e ulët të kryetarit të PD ndaj qeverisë së Partisë Demokratike, më e suksesshmja në 30 vitet e fundit, denoncoj poshtërimin që Basha i bëri mbrëmë anëtarësisë dhe elektoratit së PD duke, e quajtur llum. Asnjë ka guxuar, as Nano dhe as Rama, ta konsiderojë qeverinë e Sali Berishës dhe bazën e PD-së si llum, as armiqtë më të mëdhenj”.