Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Flet babai i autorit: Më mirë të kishte vdekur dhe ai, nuk e dimë ku ndodhet

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 19:56 | Kosova
Flet babai i autorit: Më mirë të kishte vdekur dhe ai, nuk e

Halil Halili, babai i Sokol Halilit, autorit të vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, tha se nuk e di ku ndodhet e biri. Ai pranoi mosmarrëveshjet mes çiftit, ndërsa nënvizoi se për të do të kishte qenë më mirë që të kishte vdekur dhe i biri.

“Unë nuk e kam ditë më herët se ka pas kërcënime (familja vajzës) më ka ardhur shumë keq. Me pas mbet djali kry për kry me atë kisha me qenë më mirë... Edhe ai të kishte vdekur aty kishte me qenë më së miri se shumë jam hidhëruar e mërzitur, bile edhe me pas mbet aty unë nuk isha mërzitur më shumë... Ne kemi pas qejf t'i shohim të lumtur, shumë kemi pas qejf t'i shohim të lumtur, por këta nuk kanë shkuar mirë, u prishën për disa probleme të tyre. Keq me ka ardhur shumë. Nuk e dimë ku është djali, jam tu e lut Zotin më mirë edhe ai të është i vdekur, s'kam çfarë të bëj... (Nëse kthehet) menjëherë e lajmëroj në polici, s'ka çka më duhet... Dje me ka thënë po dal dhe veç kur kemi dëgjuar se ka ndodh problem.”

Sa i përket problemeve mes çiftit, Halili tha se nganjëherë ka pas zënka, por shtoi se nuk ka pasur dhunë fizike ndaj viktimës.

"Ka pak janë përlarë, mirëpo qysh kanë shkuar aty, kurrë se ka rreh sepse me pas rreh e kanë kontrolluar mjekët kur ka shkuar në polici të Shtimes, kurrfarë shenja të lëndimeve as me guri, dorë e me asgjë", përfundon Halili për KosovaPress.

Sokol Halili është i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-gruas së tij që po priste të sillte në jetë edhe fëmijën e tij. Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, e cila fton këdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të telefonojnë në 192.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë zinxhirit përgjegjës për ngjarjen.

“Zinxhiri që duhet (dorë)hequr. Sot pasdite kam aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur. Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar. I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”, shkruan Kurti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë