Flet eksperti: Përdorimi i gazit i justifikuar, policia të tregojë paraprakisht mjetet që përdor

Për të folur për dinamikat e protestës dhe të reagimit të forcave të rendit, në studiot e A2 ishte i ftuar Arian Dyrmishi, ekspert i çështjeve të sigurisë.
Në rastin e djeshëm, duke analizuar vendndodhjen e protestës, eksperti justifikon përdorimin e gazit lotsjellës nga momenti që ambienti i ngushtë e bën të “vështirë të kontrollosh turmën në distancë aq të afërt, prandaj përdorimi i gazit lotsjellës u justifikua”.
Për polemiken mbi gazin lotsjellës, dhe prejardhjen serbe të tyre, Dyrmishi saktëson që lënda e përdorur i ka parametrat e njohura nga konventat ndërkombëtare, dhe që prejardhja nuk ka një domethënie sepse “Serbia ka një industri të zhvilluar dhe të njohur”.
Por Dyrmishi thotë që edhe forcat e rendit duhet të “të tregojë paraprakisht mjetet që përdor, në mënyrë që protestuesit t’ i kenë të qarta, sepse luan në këtë pikë edhe efekti psikologjik”.

Shkarkoni aplikacionin e A2