Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Flet në A2 infermierja shqiptare e prekur nga koronavirusi në Bergamo

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 14:53 | Aktualitet
Flet në A2 infermierja shqiptare e prekur nga koronavirusi në Bergamo

Me mijëra pjesëtarë të bluzave të bardha në Itali janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa mbi 60 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Mes të prekurve në Bergamo, qyteti më i goditur nga Covid-19, është edhe infermierja shqiptare Valbona Karaj, i cili foli në një lidhje me “Skype” në A2.

Infermierja tregoi se është në izolim prej 12 marsit, fatmirësisht nuk ka shfaqur simptoma, ndërsa ka rezultuar sërish pozitive në testin e dytë edhe pse ka kaluar periudha prej 14 ditëve në izolim.

“Kam qenë në punë. Sapo kishte nisur koronavirusi dhe patëm disa raste të pacientëve që nuk treguan se kanë pasur problem të ngjashme me gripin. Ne na bën tamponin dhe unë edhe pse nuk kisha simptoma, rezultova pozitive. Unë vazhdoj të mos kem simptoma. Kam bërë tamponin e dytë edhe pas 14 ditëve dhe sërish nuk kam simptoma. Jam që në 12 mars në izolim.

Kam vetëm vajzën në shtëpi dhe mundohemi të ruajmë distancën. Vajza nuk është testuar dhe është mirë. Nuk ka asnjë shqetësim. Ndërsa djalin dhe burrin e kam në Gjermani.

Testimin e radhës do ta bëj rreth datës 12 prill. Deri në atë ditë unë quhem e infektuar dhe nuk mund ta dalë as për të bërë një xhiro poshtë pallatit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë