Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fleta e votimit, ekspertët: Rrezikon zgjedhjet, rrit konfuzionin te votuesit

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 16:44 | Aktualitet
Fleta e votimit, ekspertët: Rrezikon zgjedhjet, rrit konfuzionin te

Vonesa për miratimin e fletës së votimit dhe kompozimi i saj rrezikon procesin zgjedhor. Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi, në një intervistë për A2 u shpreh se do jetë e vështirë prodhimi i fletëve me përmasat e kërkuara nga Komisioneri i Zgjedhjeve.

“Zgjedhjet ne 25 prill janë të rrezikuara pasi komisioneri duhet të kishte marre masa dhe jo të hidhnin topin te njeri tjetri si enti rregullator ashtu edhe komisioneri, pasi siç e pamë ishte një debat i panevojshëm”, u shpreh Lefterije Luzi, ish-kryetare e KQZ.

https://a2news.com/2021/04/02/fleta-e-votimit-ps-e-pd-te-pakenaqur-ceshtja-shkon-ne-kas/

Në të njëjtën linjë është edhe Kristaq Kume, i cili gjithashtu e vuri theksin tek mungesa e kohës. Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, thotë se fleta e votimit duhet të përmbushë 2 kushte: të jetë sa më e thjeshtë për votuesit dhe e lehtë për t’u numëruar saktë.

Ish-kryetarët e KQZ ndajnë të njëjtin mendim për sa i takon rrezikut për shtimin e votave të pavlefshme.

Pas miratimit nga Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, në variantin e saj me emrat e kandidatëve, fleta e votimit është ankimuar nga PD dhe PS pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli