Fluks për leje dalje për pazar, Shima: Kanë aplikuar shumë shqiptarë jashtë vendit dhe pensionistë!

Prej ditës së hënë, askush nuk mund të dalë nga banesa për të bërë pazaret pa marrë leje më parë te e-Albania. Por që në ditën e parë janë vërejtur probleme në sistem. Daniel Shima, nga AKSHI, foli në A2 ku zbuloi edhe problematikat që janë shfaqur në ditën e parë, të parashikueshme dhe të çuditshme. Edhe pse pensionistëve iu bë e ditur që të mos aplikojnë, pasi nuk lejohet të dalin nga shtëpia, Shima thekson se ka pasur një numër të madh aplikimesh nga kjo kategori.