Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fluks vizitorësh nga Kosova, në pak orë futen në vendin tonë mbi 40 mijë persona

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 10:58 | Aktualitet
Fluks vizitorësh nga Kosova, në pak orë futen në vendin

Ndonëse jemi në ditët e fundit të muajit gusht, fluksi i vizitorëve nga Kosova nuk njeh ulje. Megjithë heqjen e kontrollit doganor ne kufirin e përbashkët, sërish fluksi i lartë i hyrjeve në vendin tonë gjatë kësaj fundjave, ka krijuar radhë të gjata kilometrike.

Siç konstatohet edhe nga pamjet, segmenti rrugor Morinë-Kukës deri në urën e Drinit të zi, ka patur fluks të lartë trafiku, i cili ka nisur qenë orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

https://a2news.com/2022/08/26/sezoni-veror-ne-ditet-me-te-mira-14-milione-turiste-te-huaj-ne-korrik/

Sipas të dhënave nga autoritetet e policisë kufitare, vetëm gjatë orëve të mëngjesit të së shtunës kanë hyrë në vendin tonë nga Kosova rreth 40 mijë persona. Ndërsa nga fillimi i muajit gusht e deri tani, numri i personave që janë futur nga Kosova drejt vendit tonë i kalon 400 mijë vizitorë.

Ashtu si në vitet e kaluara, shtetasit e Kosovës përbëjnë përqindjen më të lartë të vizitorëve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore. Dhe lehtësirat e krijuara ne kufi, ku gjatë fundjavave dhe festave zyrtare hiqen verifikimet doganore, duket se kanë rritur akoma me shumë fluksin e lëvizjeve mes dy shteteve shqiptare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani