Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Fluturimet rinisin këtë muaj, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 18:09 | Bota

Fluturimet nisin këtë muaj, dhe mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Maska duket se do të jetë pjesë e pandashme e udhëtimeve ajrore.

Disa prej kompanive kryesore po u kërkojnë pasagjerëve të mbajnë maska në përpjekjen për të frenuar përhapjen e virusit. Ndërsa 90 përqind e fluturimeve ndërkombëtare janë anuluar, kompanitë rreth botës shpresojnë që të rinisin gradualisht aktivitetin nga ky muaj.

Nga e hëna, amerikania Delta e bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në aeroport dhe gjatë të gjithë fluturimit. Gjithashtu American Airlines dhe United njoftuan se do kërkojnë të njëjtën gjë për pasagjerët e tyre dhe pjesëtarët e ekuipazhit.

Përfaqësues të linjave ajrore thanë se masat janë të përkohshme e synojnë garantimin e sigurisë e paqes mendore të klientëve. Mbajtja e maskës sugjerohet edhe nga shoqata ndërkombëtare e transportit ajror.

Por jo të gjithë do të ndjekin këtë shembull. Qantas tha se në Australi nuk kërkohet mbajtja e maskave dhe se do të mjaftohen me zbatimin e rregullit të distancimit social në avionë.

Ndër masat e tjera që do të merren janë dezinfektimi i zonave më të frekuentuara në aeroport, dhe reduktimi i numrit të pasagjerëve në avionë.

https://a2news.com/2020/03/24/qielli-eshte-bosh-nga-koronavirusi-ne-toke-nuk-ka-me-vend-per-aeroplanet/

Qytetarët po inkurajohen gjithashtu të marrin ushqim e pije të paketuara në mënyrë që të minimizojnë kontaktet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani