Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

FMN kritikon planin e qeverisë për periudhën 2020-2029: Ekonomia do tkurret nga pandemia

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 08:41 | Ekonomi
FMN kritikon planin e qeverisë për periudhën 2020-2029: Ekonomia

Misioni i Fondit Monetar kritikon hapat e qeverisë shqiptare në kuadër të planit të 2020-2029, teksa thekson nevojën për forcimin e përpjekjeve për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë projektet me partneritet publik privat, si dhe cilësinë e menaxhimit të investimeve publike. 

“Kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH- në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë.’’ 

Politikat fiskale të shpallura nga qeveria nuk e shëndoshin, por e gërryejnë bazën tatimore, theksohet në deklaratë.

Aty vlerësohet mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cenuara nga kriza e tërmetit dhe pandemisë, por kjo mbështetje duhet të jetë e përkohshme, e mirorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. 

“Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cenonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore.”

Qëndron parashikimi për tkurrje të ndjeshme të ekonomisë këtë vit për shkak të pandemisë dhe tërmetit dhe rimarrja e vetës në 2021-shin ka pasiguri të lartë. Misioni i FMN-së thekson se për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit duhet rritje e konsiderueshme e defiҫitit në vitin 2020, konsolidim fiskal dhe vendosje e borxhit në një trajektore të qëndrueshme zbritëse.

“Për këtë duhet një sistem tatimor më i drejtë, më i thjeshtë, më efikas dhe më transparent, i cili do të sigurojë burimet e nevojshme për të arritur objektivat e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit.” 

Edhe një herë tjetër misioni i FMN-së shprehet kundër amnistisë fiskale

“Amnistia fiskale do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion.”
Në aspektin monetar, por pikë e dobët është edhe stoku akoma i lartë i kredive me problem dhe sugjerohet ristrukturimi i matur i kredive aty ku është e nevojshme për ato sektorë dhe biznese që janë prekur nga goditjet. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani