Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fondet për rindërtimin, Kuvendi kalon në parim buxhetin 2020

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 19:48 | Ekonomi
Fondet për rindërtimin, Kuvendi kalon në parim buxhetin 2020

Buxheti dhe paketa fiskale që e shoqëron atë janë miratuar në parim në seancën plenare të së enjtes, një sesion që ka pasur kryefjalë tërmetin e 26 Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të përballojë faturën e dëmeve të tërmetit, përmes programit të rindërtimit.

“Do ta programojmë të gjithë procesin sikur mos të marrim asnjë lek nga bota”, deklaroi kryeministri, ndërkohë që ministria e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj shtoi se "brenda buxhetit të 2020 është menduar një fond për rindërtimin e infrastrukturës, infrastrukturës së strehimit, që do të ketë si burim financiar për vitin 2020 0.4% te produktit të brendshëm bruto, të cilit do t’i bashkohen edhe donacionet ndërkombëtare".

Ndërkaq, Arben Ahmetaj, i cili do të drejtojë Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, ka deklaruar se nga dita e premte pritet të nisë në Kuvend edhe diskutimi për zërat në buxhet që do të ndryshohen për të krijuar hapësirë për fondin e rindërtimi, projekt i cili do të nisë zbatimin nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

https://a2news.com/2019/12/05/menaxhimi-i-tragjedise-qeveria-nuk-do-te-preke-projekt-buxhetin-per-vitin-2020/

“Në Kuvend do të reflektojmë programin e rindërtimit, dhe se bashku me ministren e financave do të rialokojmë rreth 6.2 miliardë lekë nga buxheti tradicional”, deklaroi Ahmetaj për A2.

https://a2news.com/2019/12/05/fondet-per-rindertimin-tabaku-do-preket-buxheti/

Sipas Ahmetaj, rreth 90% e qytetarëve të prekur nga tërmeti do të sistemohen në banesa deri në fund të vitit 2020. Sipas tij, drafti më i rëndësishëm i financave publike do të përqendrohet tek rindërtimi i banesave në zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa nuk do të ketë rritje taksash për qytetarët.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë