Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Forca e Ligjit, SPAK sekuestron objektet e para në Shkodër

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 16:11 | Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i ka dërguar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar,  5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Bëhet fjalë për prona që ndodhen në Shkodër, më specifikisht 4 banesa, dy automjete “Mercedes” dhe “BMW”, një tokë arë me sipërfaqe 1541 m2 dhe një truall 350 m2.  

Sipas burimeve të A2, sekuestrimet janë kryer ndaj personave që akuzohen për rrëmbimin e Jak Pengës e një për Lulzim Berishën, specifikisht automjeti i tij i blinduar.

Ndërkohë pronat e tjera i përkasin personave të akuzuar për rrëmbimin e Prengës, Ardian dhe Artan dhe M. Doçi, Gentian Finiqi, Martin Bleta. Ardian Doçaj është i akuzuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

Janë 24 kërkesat për vlerësim sekuestroje, që Drejtoria e Policisë i ka dërguar Prokurorisë së Posaçme  dhe që i referohen pasurive të ndryshme të bllokuara në kuadër të  operacionit Forca e Ligjit. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani