Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Formacioni i mundshëm kundër Hungarisë, dy surpriza në sulm për të befasuar kundërshtarin

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 11:56 | Futboll

Skemë e njëjtë, por me dy ndryshime në formacionin titullar. Edhe pse i mbetet besnik modulit të lojës me rreshtimin 3-5-2, Edy Reja do të kërkojë të befasojë Hungarinë me cilësitë specifike të futbollistëve që do të aktivizojë.

Në portë titullar mbetet portieri Berisha, i mbështetur nga treshja standarde e Serie A, Gjimshiti-Kumbulla dhe Ismajli. Në mesfushë, Shqipëria pritet të luajë vetëm me një ndryshim: Hysaj e Trashi do të luajnë nga krahët, Gjasula e Bare do të mbajnë peshën kryesore, ndërsa Çekiçi do të zëvendësojë Bajramin.

Ndryshim edhe në fazën ofensive. Trajneri ka vendosur të aktivizojë dy futbollistët më në formë të sulmit, ku përkrah Cikalleshit titullar do të luajë Myrto Uzuni, teksa Rey Manaj do të jetë i gatshëm nga stoli.

Gjatë ndeshjes, një alternativë interesante mund të jetë edhe Ivan Balliu, lojtari i krahut të djathtë, që në këtë fillim sezoni ka shkëlqyer në La Liga me Rayo Vallecano.

A2 CNN Livestream

Dita jonë