Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Formalizimi i tregtisë “online”, blerjet ende pa fatura, po dëmtohet konkurrenca dhe konsumatori

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 18:11 | Ekonomi
Formalizimi i tregtisë “online”, blerjet ende pa fatura, po

Rritja e fortë e ekonomisë digjitale, sidomos gjatë periudhës së pandemisë, ka rënë në sy të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila kërkon që sektori i tregtisë “online” të formalizohet dhe të paguajë taksa, ndryshe nga sa ka ndodhur deri më sot për pjesën më të madhe të këtyre bizneseve.

Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave, për tregtinë online dikton saktësimin e periudhës së kthimit të mallrave që tashmë është 14 ditë dhe konsumatorit nuk i mbahet asnjë shumë monetare brenda këtij afati.

Përfaqësues të këtij tregu thonë se formalizimi është i nevojshëm dhe do të ndikojë pozitivisht jo vetëm për konsumatorët, konkurrencën por edhe buxhetin e shtetit përmes pagesave të shumta që kryhen nga shitjet e vazhdueshme.

Sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, subjektet online do të gjurmohen nga një grup pune i posaçëm për t’u identifikuar dhe për t’u ligjëruar në mënyrë që të ofrojnë shërbimet e duhura.

A2 CNN Livestream

Dita jonë