Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Fotovoltaikët, eksperti gjerman: Industritë ku përdoren

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 17:50 | Ekonomi
Fotovoltaikët, eksperti gjerman: Industritë ku përdoren

Muajin e kaluar qeveria miratoi vendimin për të lidhur me rrjetin elektrik të OSHEE-së energjinë e prodhuar nga dielli, e njohur ndryshe si fotovoltaikët.

Kjo ka bërë që në Shqipëri të mbërrijnë investitorët e parë nga Europa për të ofruar teknologjinë që do të mundësojë diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike në vend, që deri më tani është 100% e varur nga burimet ujore, ose ndryshe hidro.

Por, cilët janë sektorët që mund të përdorin energjinë e prodhuar nga dielli?

“Çdo industri ka përfitim nga fotovoltaikët, nuk ka ndonjë në veçanti. Kompanitë ku konsumohet më shumë energji elektrike mund të kenë më tepër përfitim nga fotovoltaikët, për shembull dhomat frigoriferike, restorantet apo hotelet”, shprehet Philipp Koronoëski, investitor gjerman.

Krahasuar me vendet e tjera, Shqipëria ka shumë ditë me diell dhe kjo mundëson që të shfrytëzohet ky burim për prodhim energjie. Fotovoltaikët shërbejnë për të diversifikuar burimet e prodhimit të energjisë, por edhe për prodhim me kosto më të ulët. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani