Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Franca mbron ambientin, eko-taksë ndaj fluturimeve nga viti 2020

Nga A2 CNN
9 Korrik 2019, 15:40 | Bota
Franca mbron ambientin, eko-taksë ndaj fluturimeve nga viti 2020

Nga viti 2020, fluturimet nga Franca do të jenë ekologjike. Qeveria e Parisit njoftoi vendosjen e një eko-takse që do të variojë nga 1.5 deri në 18 euro në biletat e fluturimeve që nisen nga Franca.

Masa e re, e vendosur gjatë mbledhjes së dytë të Këshillit të Mbrojtjes Ekologjike në Pallatin e Elizesë, do të përfshihet në ligjin financiar të vitit 2020 dhe do të aplikohet tek të gjitha kompanitë ajrore.

Për fluturimet e brendshme dhe europiane, eko-taksa do të jetë 1.5 euro në klasin ekonomik dhe 9 euro në atë të biznesit, ndërsa për ato jashtë Bashkimit Evropian 3 dhe 18 euro. Sipas përllogaritjeve të ekzekutivit, taksa duhet të gjenerojë një total prej 182 milionë eurosh në arkat e shtetit, duke nisur nga viti 2020.

Paratë, sipas ministres së Transportit do të përdoren për investime në infrastruktura më ambientaliste e moderne, veçanërisht në sektorin hekurudhor. Elisabeth Borne, ministre e Transporit, tha: “Vetëdija po rritet, gjërat po fillojnë të lëvizin, por kjo është urgjente. Ashtu si disa vende të tjera, ne kemi vendosur të aplikojmë një eko-taksë në transportin ajror në të gjitha fluturimet që nisen nga Franca".

Qeveria e Presidentit francez, Emmanuel Macron synon të shtrëngojë rregullat mjedisore, por u detyrua të heqë dorë nga përpjekja për rritjen e taksave të naftës pas protestavë të jelekëverdhëve.

Parisi po bashkëpunon me Holandën për të bindur shtetet evropiane të taksojnë udhëtimet ajrore, në mënyrë që të reduktohen emetimet e dioksidit të karbonit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë