Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fregata franceze në Durrës, Barsacq: Bashkëpunim dhe njohje më e mirë me njëri-tjetrin

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 12:27 | Aktualitet
Fregata franceze në Durrës, Barsacq: Bashkëpunim dhe njohje

Personeli ushtarak shqiptar dhe ambasadorja e Francës në vendin tonë, kanë zhvilluar një vizitë në fregatën franceze, e cila u ankorua një ditë më parë në portin e Durrësit, në kuadër të misionit që kjo anije luftarake ka në detin Mesdhe.

Me këtë rast ambasadorja franceze ka dhënë edhe mesazhin e vizitës së një prej pesë anijeve të tilla polivalente që kryejnë kryesisht misione të fshehta mbikëqyrje dhe zbulimi.

Sipas ambasadores franceze, vizita e fregatës polivalente nuk ka të bëjë me konfliktin e armatosur në Ukrainë, pasi ishte e programuar shumë kohë më parë.

Ndërkohë për kundëradmiralin e flotës detare shqiptare, kjo vizitë do të ndihmojë në rritjen e shkallës së trajnimeve për efektivët e flotës luftarake detare shqiptare.

Anija franceze është një nga pesë fregatat e tipit “La Fayette” të Forcës së Veprimit Detar. Si një anije luftarake e fshehtë dhe polivalente, ajo mund të operojë veçanërisht në misione të mbikëqyrjes detare dhe zbulimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë