Frenimi i përhapjes së Covid-19, disa shtete europiane do të rihapin kufijtë në qershor

Ulja e shifrave ditore në pandeminë koronavirus ka mobilizuar qeveri të shumta europiane në gjetjen e mënyrave për heqjen e kontrolleve kufitare dhe rikthimin e lëvizjes së qytetarëve.

Gjermania po konsideron lejimin e hyrje-daljeve me një sërë vendesh të Kontinentit të Vjetër më 15 qershor, ku përfshihen të gjitha shtetet anëtare të BE-së, Britania e Madhe, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenstein. Kjo do t’i jepte një shtysë të madhe sezonit turistik veror, sipas asaj që raportojnë mediat gjermane.