Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Frika nga gripi i shpendëve, ISUV: Nuk ka rrezik nga konsumimi i mishit dhe vezëve

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 15:18 | Aktualitet

Konsumimi i mishit dhe vezëve të shpendëve nuk përbën rrezik për shëndetin. Megjithatë, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë këshillon që gatimi i tyre të kryhet në temperatura të larta për të shmangur të gjitha risqet. Edhe në rast konsumimi të mishit nga shpendë të infektuar, rreziku i infektimit është i ulët.

Shefja e Shërbimit në ISUV, Jonida Boci, shpjegon se kujdes i shtuar duhet treguar në kontaktet me shpendët e infektuar.”

Shefja e Shërbimit në ISUV, Jonida Boci

“Nuk infektohen njerëzit që konsumojnë mishin, por fermerët që punojnë ose therin shpendët, sepse merret me vijë ajrore”, shpjegon ajo.

Për fermerët, si kategoria më e rrezikuar, Boci tregon se si duhet të sillen nëse dyshojnë për infektim të shpendëve të tyre.

Aktualisht, situata e krijuar nga gripi i shpendëve paraqitet e qetë dhe nën kontroll. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka raste të reja, pas konfirmimit të tre vatrave, 2 ditë më parë. 

https://a2news.com/2021/06/09/gripi-i-shpendeve-shqetesohen-qytetaret-ankohen-se-nuk-jane-te-informuar/

A2 CNN Livestream

Dita jonë