Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Fronti opozitar, Salianji: Protestat duhet të nisin një orë e më parë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 23:15 | Politikë
Fronti opozitar, Salianji: Protestat duhet të nisin një orë e

Ervin Salianji, deputet i PD, foli në Ditarin e orës 23:00 në A2 CNN për situatën në opozitë teksa vendi po shkon drejt zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm dhe PD-ja vijon të jetë e ndarë.

Ai u shpreh se opozita duhet të nisë më parë protestat pasi pakënaqësia te qytetarët është e madhe ndaj qeverisë.

https://a2news.com/2022/09/29/sfida-per-nje-kandidat-a-do-ta-shmangin-demokratet-historine-e-6-marsit/

“Përgjegjës për protestat janë ata që e drejtojnë opozitën. Unë bëj pjesën si deputet i PD, por duke mbajtur pozicionin dhe interesat e publikut. Protestat duhet të kishin nisur dhe duhet të mbahen një orë më parë për të shprehur pakënaqësinë e qytetarëve ndaj korrupsionit të qeverisë. Shikoni se çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri. Opozita duhet të bëjë bashkë të gjitha grupet e goditura dhe të prijë në protesta shoqërinë shqiptare”, u shpreh Salianji.

https://a2news.com/2022/09/27/berisha-mjeket-te-ngrihen-ne-greva-dhe-protesta-te-fuqishme/

Por sa e bashkuar është sot PD?

“Nuk ka një qëndrim të përbashkët. I gjithë grupi i PD duhet të jetë i koordinuar, të bëjnë përpjekje jo vetëm për t’u ulur, por për të krijuar terrenin e duhur që të ketë më shumë të rinj, njerëz me kontribute në shoqëri për t’i dhënë kredibilitet PD-së. Opozita është para një testi shumë të rëndësishëm që janë zgjedhjet lokale. Çdo votë është shumë e rëndësishme në zgjedhjet lokale”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani