Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fshati i “harruar”, Belortaja me ujë të ndotur dhe pa kanalizime

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 12:31 | Aktualitet
Fshati i “harruar”, Belortaja me ujë të ndotur dhe pa

Pak kilometra nga Korça, fshati Belorta është lënë në harresë sa i takon investimeve, përfshi edhe ato më të nevojshmet, siç janë kanalizimet e ujit të pijshëm dhe të ujërave të zeza.

Edhe pse ndodhemi ne vitin 2023, 300 familjet e Belortasë, ende nuk kanë kanalizime të ujërave te zeza, të cilat detyrohen t’i derdhin në kanalet pranë banesave të tyre.

Ndërsa uji iu vjen i turbullt, pasi edhe ato pak tubacione i kanë bërë vetë banorët e zonës, që e marrin ujin nga një burim natyror mbi fshatin e tyre.

Të lodhur nga premtimet disa nga banorët shprehen se nuk kanë më shpresë, ndërsa të tjerë apelojnë për vëmendjen e institucioneve para se të shpërthejë ndonjë epidemi.

Edhe rrugët e brendshme të fshatit janë pa infrastrukturë dhe balta është shoqëruese e përditshme e banorëve gjatë dimrit, ndërsa në verë u rikthehet pluhuri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani