Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fshati shqiptar ku nuk ka më dasma

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 13:00 | Sociale
Fshati shqiptar ku nuk ka më dasma

Mungesa e investimeve dhe perspektivës për një jetë më të mirë, prej vitesh po shpopullon fshatrat e vendit.

Një prej tyre është edhe fshati Rakickë në bashkinë e Devollit. Dikur, një fshat me një numër të konsiderueshëm banorësh, sot Rakicka ka mbetur me shumë pak familje, të cilat përpiqen të mbijetojnë me bujqësi, blegtori dhe me ndihmë ekonomike.

Pavarësisht, kushteve jo të favorshme, ka edhe nga ata banorë që nuk e braktisin këtë fshat. Një ndër ta është edhe Mirdash Hysolli, 73 vjeç, i cili tregon se të rinjtë kanë më tepër kërkesa dhe për këtë arsye largohen. Kjo ka bërë që ky fshat të mos ketë më as dasma.

Me këto ritme dhe nëse nuk investohet, nuk është e largët dita që ky fshat do t’i ngjasojë një gërmadhe me shtëpi të braktisura.

A2 CNN Livestream

Dita jonë