Ftesa për dialog, Balla: Pas etheve të së dielës, Basha do të pranojë

Refuzimin e Lulzim Bashës për të dialoguar me socialistët, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, e shpjegon me garën e brendshme për kryetar të PD-së.

Balla shprehu bindjen se pas 13 qershorit, Basha do të jetë kryetar dhe do të ndryshojë qëndrim, pasi opozita tashmë e ka kuptuar ku e çoi bojkoti dhe refuzimi i dialogut.