Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fundi i pandemisë? Vera do të jetë e qetë, Brataj: Test të shpejt për turistët

Nga A2 CNN
7 Qershor 2021, 16:37 | Aktualitet
Fundi i pandemisë? Vera do të jetë e qetë, Brataj: Test

Koronavirusi ka humbur terren në përhapjen e tij, por nuk e kemi prekur fundin e pandemisë. Edhe pse këtë periudhë po kalojmë një situatë të qetë, Covid-19 është ende mes nesh.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu druhet sjelljeve të reja të virusit, por dhe uljes së vigjilencës nga qytetarët.

“Do të donim të gjithë që të ishim në fund të pandemisë, por deri tani mund të themi se kemi kaluar më të keqen. Por përderisa pandemia ekziston dhe virusi është mes nesh, duhet treguar kujdes. Edhe në vendet e tjera i kemi parë ulje ngritjet e të dhënave të pandemisë”, tha Brataj.

Ky sezon turistik parashikohet të jetë më i qetë për faktin se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e kanë kaluar sëmundjen ose janë vaksinuar.  

Ndërsa për turistët që do të vijnë nga shtete problematike në lidhje me pandeminë, do të aplikohen teste të shpejta, nëse kanë simptoma të ngjashme me Covid-19.

“Do të hapen qendrat shëndetësore tani më 15 qershor dhe këtë vit kemi shtuar në to dhe testet e shpejta nëse do të ketë persona me simptoma”, shtoi Brataj.

Ndërsa epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar në “Dita Jonë” thotë se periudha e vjeshtës dhe dimrit janë ende të panjohura për ekspertët.

“Fundi i tetorit dhe nëntori do të jetë prova e zjarrit për situatën pandemike në vendin tonë, por kurrsesi nuk do të jetë vjeshta e viti të kaluar”, u shpreh Alimehmeti.

Aktualisht Shqipëria po kalon një periudhë të qetë dhe shumë më të përmirësuar se të gjitha vendet fqinje. Pozitv është fakti që prej një jave nuk ka humbje jete nga covid-19.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli