Fundjava pa makina nga vjeshta, si pritet propozimi nga restorantet në periferi

Fundjava pa makina e propozuar nga kryeministri Edi Rama për muajt e vjeshtës deri në mars të vitit 2021, duket se nuk është pritur mirë nga pronarët e restoranteve dhe hoteleve në periferi të Tiranës dhe qytetet e tjera, që fluksin më të madh të klientëve e kanë në fundjavë. Flori Uka, nga “Uka Farm”, ishte sot në “Dita jonë” për të folur për këtë shqetësim.