Fuoristrada del nga rruga, për pak sa nuk përplaset me makinën e Trump

Një makinë doli nga rruga në autostradën e Alabamës dhe për pak metra mund të kishte përfunduar në anën tjetër, ku për një rastësi, po kalonte makina e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili po shkonte të vizitonte zonat e shkatërruara nga tornado që kishte goditur shtetin ditë më parë.

E gjithë ngjarja u filmua nga disa njerëz që kishin dalë në anë të rrugës për të ndjekur mbërritjen e Presidentit në Kontenë “Lee”. Fuoristrada e zezë përplaset me barrikadën ndarëse duke iu afruar mjaft autokolonës presidenciale, por asnjë nga makinat nuk ndaloi për të verifikuar incidentin, i cili po hetohet nga policia lokale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN