Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Furnizimi i ujit me orare, qytetarët: Nuk pihet

Nga A2 CNN
15 Maj 2019, 11:39 | Sociale
Furnizimi i ujit me orare, qytetarët: Nuk pihet

Pavarësisht ndërhyrjeve të herëpashershme në sektorin e Ujësjellës - Kanalizimeve, situata në vend paraqitet problematike. Sipas raportit të fundit të Entit Rregullator të Ujit, furnizimi me ujë të pijshëm është përkeqësuar.

Këtë e konfirmojnë edhe qytetarët, pasi sipas tyre furnizimi me ujë bëhet 3 deri në 4,5 orë në ditë. Ndërkaq, krahas kufizimit të orareve, mjaft shqetësuese sipas tyre është edhe cilësia e ujit të pijshëm.

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Ujit, kohëzgjatja e furnizimit me ujë të pijshëm u përkeqësua gjatë vitit 2018, gjë e cila sipas tij ka ardhur për shkak të riorganizimit të shoqërive të Ujësjellës - Kanalizimeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani