Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fushata e imunizimit, Coronavac, vaksina për të rinjtë në javën e hapur

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 16:45 | Aktualitet
Fushata e imunizimit, Coronavac, vaksina për të rinjtë në

Vaksina kineze Coronavac do të aplikohet te grupmoshat e reja gjatë javës së hapur të vaksinimit. Mbi 150 mijë doza janë planifikuar gjatë 7 ditëve të fushatës dhe një sasi tjetër do të përdoret për të përmbyllur dozat e dyta me të njëjtën vaksinë.

Përgjegjësja e vaksinimit u bën thirrje të rinjve t’i kthehen vaksinimit si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar komplikacioneve nga variantet e reja të koronavirusit. 

Krahas vaksinës kineze, në popullatë dhe kryesisht në qendra shëndetësore vijon të aplikohet  AstraZeneca, në sasi më të pakta, Sputnik V dhe Pfizer. Edhe pse nga kjo e fundit çdo të hënë vijnë sasi vaksinash, Instituti i Shëndetit Publik nuk e ka ndryshuar rregullin për personat që duhet të marrin vaksinën Pfizer.

Në një kohë që infektimet ditore janë rritur e po ashtu edhe dyshimet për qarkullimin e mutacioneve të reja të koronavirusit, ekspertët theksojnë domosdoshmërinë për marrjen e të dyja dozave anticovid.

Nga fillimi i fushatës janë vaksinuar me të dyja dozat 466 mijë qytetarë. Gjatë javës së hapur ekspertët presin rritje të numrit të të vaksinuarve veçanërisht te moshat e reja që konsiderohen transmetues të lartë të koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë