Pas punonjësve të policisë dhe gazetarëve, nis vaksinimi për rreth 3000 farmacistë në të gjithë vendin. Procesi i imunizimit të tyre do të bëhet me AstraZeneca, edhe pse farmacistët thonë se nuk kanë preferenca për llojin e vaksinës që do të aplikohet ndaj tyre.