Fushata në kohë Covidi, ekspertët: Votuesit të orientuar drejt liderit

Pandemia Covid 19 ndër të tjera ka kushtëzuar edhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Eksperti i komunikimit Ramadan Çipuri në një intervistë për A2 u shpreh se këtë vit, pavarësisht se takimet elektorale me grumbullime njerëzish nuk kanë munguar, fushata po zhvillohet në formate të tjera. Sipas tij është e vërtetë që ka ndryshuar forma, por përmbajtja vijon të mbetet e njëjtë.