Fushatë në pandemi, “kandidatët për qeverisje po na japin shembull të gabuar”

Lutjet për respektimin e masave nga Komiteti Teknik i Ekspertëve,mjekët por edhe nga vetë figura të politike kanë qenë të vazhdueshme. Por shfaqjet publike të këtyre të fundit në organizimin e fushatës elektorale si dhe me dhjetra votues të pranishëm, ka bërë që qytetarët të krijojnë dyshime mbi zbatimin e rregullave. Ata thonë se shembulli që po u jepet nuk është aspak pozitiv.