Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Futboll në arsimin e lartë, FSHF bashkëpunim me universitetin e sporteve për kurikulën e re

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 13:48 | Futboll
Futboll në arsimin e lartë, FSHF bashkëpunim me universitetin e

Pas shkollave fillore, futbolli do të futet edhe në programin akademik të Universitetit të Sporteve. Synimi është formimi i profesionistëve për një treg në zgjerim, ndërsa nuk do të mungojnë edhe investimet në
infrastrukturë.
“Organizojmë disa kurse jo thjesht spontante, por duke e futur në kurikulat e shkollës, për të përgatitur specialitetet, siç janë preparatori fizik, video-analisti i futbollit apo dhe shumë specialist të tjerë që i duhen futbollit”, u shpreh kreu i FSHF, Armand Duka.

Ndërsa, rektori i Universitetit të Sporteve, Agron Kasa u shpreh “Që tani fillojmë përgatitjen e një masteri profesional për përgatitjen e preparatorit fizik, i cili është një treg shumë i madh që pret specialistët”.

Duka analizoi edhe paraqitjen e Kombëtares në Ligën e Kombeve, duke përcaktuar objektivat dhe dha garanci për vazhdimësinë e projektit me trajnerin Edy Reja.

“Nuk ka asnjë plan rezervë, trajneri do të vazhdojë të përgatisë dy ndeshjet e ardhshme për të marrë 6 pikë. Nuk mund t’i quaj paraqitjet e deritanishme absolutisht negative”, tha Duka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu