Futbolli në Shqipëri, Liga Profesioniste vendos të vijojë bojkotin

Liga Profesioniste ka vendosur sot me unanimitet të vazhdojë bojkotin e kampionatit të futbollit.

Presidenti i Ligës, Edvin Libohova u shpreh sot se qëndrimi është i pandryshuar dhe se Liga Profesioniste do të jetë në pritje të takimit me Qeverinë për të zgjidhur kërkesat e tyre.