Gafa e Trump në fjalimin e 4 korrikut: Ushtria revolucionare kapi aeroportet

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një gafë të sikletshme gjatë fjalimit të tij në Ditën e Pavarësisë, duke lavdëruar ushtrinë revolucionare që sipas tij “kapi të gjithë aeroportet e vendit”, edhe pse lufta ka ndodhur në vitet 1700. “Ushtria jonë zotëroi ajrin, çau rrethimet, kapi aeroportet, bëri gjithçka që duhet të bënte dhe në betejën në “Fort McHenry”, mori fitoren”, tha Trump gjatë fjalimit të tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN