Gafa e Trump, nxit banorët e Karolinës së Veriut të votojnë dy herë

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe deklaratat e pamenduara mirë, janë dy gjëra që lidhen shpeshherë me njëra-tjetrën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë nxiti qytetarët e shtetit të Karolinës së Veriut që të votojnë dy herë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, edhe pse kjo është e paligjshme. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që të sigurohen që vota e tyre të numërohet. Trump sugjeroi që zgjedhësit të votojnë një herë fizikisht dhe një tjetër herë më anë të postës, duke testuar kështu sistemin.