Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gara e fundit për 16 kryebashkiakë, socialistët e “përjetshëm” duhet të mendojnë për punë të re

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 15:10 | Politikë

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, 16 kryebashkiakë socialistë do të hynë në garën e fundit për të drejtuar bashkitë. Të besuarit e Edi Ramës, nga veriu në jug, që kanë drejtuar këto njësi vendore prej më shumë 8 vitesh, në këto lokale do të bëjnë betejën e tyre të fundit politike.

Në rast se këtë vit nuk do t’i penalizojë vota e qytetarëve, do të hy në fuqi ligji për vetëqeverisjen vendore të 2015 i cili nuk lejon që kryetari I bashkisë të ushtrojë më shumë se3 mandatë të njëpasnjëshme.

9 drejtues të majtë të bashkive, duke nisur me Erion Veliajn në  Tiranë, në përballjen me opozitën në këto lokale, kërkojnë mandatin e tretë. Po këta nuk janë të vetmit, pasi nga radhët e socialistëve në pushtetin vendor ka 4 kryebashkiakë që hyjnë në garë për mandatin e tyre të katërt radhazi.

Idenë për të kërkuar një punë tjetër mund ta kenë të vështirë tre kryebashkiakë të mazhorancës që drejtojnë bashkinë e Poliçanit, Belshit dhe Maliqit duke nisur që nga viti 2000. Rekordmeni i socialistëve Gëzim Topciu, i zgjedhur i PS për të të kërkuar mandatin e shtatë radhazi në 14 maji, në rast se do të fitojë në këto lokale, pas 4 vitesh do t’i duhet të mendojë për një plan tjetër larg karriges së kryetarit.

Më dëshirë apo jot ë partive politike, pas 4 vitesh, qeverisja vendore do të ndryshojë drejtuese, të paktën nga të majtët, pasi bojkotimi i opozitës në vendoret e 2019, numërimi për ta nis nga 14 maji i 2023.

https://a2news.com/2023/03/20/nuk-ka-surpriza-ps-rikonfirmon-45-kryebashkiake-ne-gare-dhe-dy-deputete/
https://a2news.com/2023/03/25/5-deputete-ne-gare-per-bashkite-parlamentaret-e-rinj-te-zhgenjyer-zevendesimet-me-rikthime/

A2 CNN Livestream

Dita jonë