Gara ilegale shpejtësie në Shqipëri

Publikuar më: 2/11/2021, ora 10:20

Gara ilegale shpejtësie në Shqipëri

Publikuar më: 2/11/2021, ora 10:20

Videot e dhjetëra mjeteve shumëngjyrëshe, shpesh herë të modifikuara, që sfidonin njëra tjetrën në gara shpejtësie në aksin rrugor Lezhë – Mamurras, ishin bërë virale në rrjetet sociale, duke alarmuar edhe forcat e rendit. Sipas policisë, pjesëmarrësit penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, si dhe prishën rendin dhe qetësinë publike. Një prej organizatorëve, një 35-vjeçar nga Tirana me inicialet E.K, u identifikua dhe u procedua penalisht për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” duke i vendosur edhe një masë administrative 150 000 lekë.