Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gara pas mesnate, Bulevardi i Ri kthehet në pistë garash shpejtësie

Nga A2 CNN
30 Qershor 2022, 15:47 | Aktualitet
Gara pas mesnate, Bulevardi i Ri kthehet në pistë garash

Në një kohë që policia rrugore vijon kontrollet dhe goditjen e paligjshmërisë nëpërmjet radarëve inteligjentë apo dhe dronëve ndërgjegjësues, në Tiranë ndodh dhe kjo.

Në Bulevardin e Ri, garat janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët. Kjo video e mbërritur në redaksinë e A2 CNN është filmuar në orën 1:00 të mëngjesit të datës 28 qershor, ndërsa duket se si bulevardi është kthyer në pistë garash për automjetet dhe ku grupe të rinjsh argëtohen me këtë sport.

Sipas denoncuesve, diçka e tillë ndodh çdo mbrëmje ndërsa policia nuk është asnjëherë e pranishme duke irrituar dhe vetë banorët e pallateve në zonë për shkak të zhurmave. Jo në pak raste segmente të ndryshme të Tiranës kthehen në pista shpejtësie.

Dy vite më parë një 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e garave në aksin Sauk-Elbasan. Ky segment është bërë dhe objekt i kontrolleve të policisë rrugore, ndërsa vetëm në muajin prill u pezulluan 17 leje drejtimi. Sipas policisë në atë kohë shpejtësia i kalonte 150 kilometra në orë dhe kjo ndodhte përgjatë pikut të lëvizjeve. Por mesa duket jo vetëm ky aks është problematik, pasi bulevardi i ri po kthehet në një pistë të re për gara shpejtësie.

A2 CNN Livestream

Dita jonë