Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm, Apeli Administrativ rrëzon padinë e Alushajt

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 10:22 | Aktualitet
Gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm, Apeli Administrativ

Zgjidhet ngërçi për garën e prokurorit të përgjithshëm. Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit rrëzoi padinë e avokatit Lulzim Alushaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikim të padrejtë nga gara për kryeprokuror.

KLP e skualifikoi nga gara me argumentin se nuk kishte përvojën e mjaftueshme si jurist, 15 vite. KLP-ja caktoi listën përfundimtare me 3 kandidatë për Prokurorin e Përgjithshëm: kryeprokuroren aktuale Arta Marku, Prokurorin e Krimeve të Rënda Olsjan Çelën dhe Prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçajn. Vendimi i gjykatës administrative mban peng procedurën e përzgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm.

Në datën 15 nëntor kuvendi do të ketë listën me pikëzimin e tre kandidatëve. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me 85 vota, atëherë automatikisht i pari në listë emërohet Prokuror i Përgjithshëm. Të hënën e ardhshme Këshilli do të njoftojë thirrjen e kandidatëve për t’ju nënshtruar një intervistimi në lidhje me dosjet dhe karrierën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani