Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gara presidenciale në SHBA, Biden: Trump nuk pyet për të moshuarit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 10:53 | Bota
Gara presidenciale në SHBA, Biden: Trump nuk pyet për të

Donald Trump dhe Joe Biden, shkëmbyen akuza në distancë, ndërsa vijojnë fushatën në shtetet që mund të rezultojnë vendimtare për zgjedhjen e presidentit. Kandidati demokrat kritikoi Donald Trump për mënyrën e menaxhimit të pandemisë së Covid-19, ndërsa u përpoq të siguronte mbështetjen e të moshuarve në shtetin kyç të Floridas.

Biden u tha atyre se presidenti i shihte të moshuarit, që janë edhe kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi, si të pavlerë.

“Për Trump është e thjeshtë, ju jeni të pavlerë. Jeni të harrueshëm. Virtualisht jeni askush. Kështu i sheh ai të moshuarit. Kështu ju sheh ai ju. I vetmi i moshuar për të cilin interesohet ai, është vetja”, deklaroi Biden.

Kandidati demokrat foli para një grupi të vogël njerëzish në një qendër për të moshuarit në jug të Floridës, ku ishin në fuqi masa të distancimit social. Eventi ndryshonte rrënjësisht nga ai që mbajti Trump një ditë më herët në këtë shtet, me mijëra njerëz që morën pjesë, pa distancim apo maska.

Biden kritikoi, gjithashtu, presidentin për organizimin e atyre që i quajti, festa super-shpërndarëse të virusit, ku republikanët përqafoheshin pa u shqetësuar për pasojat.

Të martën, kreu i Shtëpisë së Bardhë ndaloi në Pensilvani ku pasi e cilësoi rivalin, një njeri jo të mirë, u tha mbështetësve se ndihej si Superman, pas trajtimit kundër COVID-19. “Ne shpëtuam 2 milionë jetë. Dhe po ju them se shumë shpejt do të kemi vaksinën, terapitë dhe kurën për koronavirusin. Gjithçka di është se mora diçka, dhe u ndjeva mirë shumë shpejt. U ndjeva si Superman. 

Fushëbeteja të tilla si Florida dhe Pensilvania janë shumë të rëndësishme për grumbullimin e 270 votave të kolegjit zgjedhor të nevojshme për të fituar zgjedhjet. Sondazhet sugjerojnë një përparësi dyshifrore të Biden ndaj Trump në rang kombëtar, por në shtetet kyçe diferenca ngushtohet. Në Florida demokratët kryesojnë me 3.7 për qind sipas një mesatareje të sondazheve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë