Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Garancia sovrane 1, bizneset kanë hasur vështirësi në marrjen e kredive

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 16:21 | Ekonomi
Garancia sovrane 1, bizneset kanë hasur vështirësi në

Pavarësisht shtyrjes së afatit deri më 20 qershor për garancinë e parë sovrane, përmes të cilës bizneset mund të aplikonin për kredi për pagat e punonjësve vetëm 55% e shumës së vënë në dispozicion nga qeveria është arritur të përfitohet.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se deri më 15 qershor, bankat kanë lëvruar 491 kredi me një vlerë totale prej 6,1 miliardë lekësh, ndërkohë që numri i aplikimeve ka qenë 734 raste.

Mes atyre që nuk kanë marrë huanë për të paguar punonjësit në këtë moment të vështirë është edhe Gjergji Gjika, përfaqësues i industrisë fason. Ai shpjegon arsyet pse iu refuzua kredia.

Ndërkaq, ka nisur edhe lëvrimi i kredive në kuadër të garancisë sovrane 2, e cila shkon për likuiditet. Përfaqësuesit e sipërmarrjes deklarojnë se interesi është i lartë, por ka shumë vështirësi që këto hua të aksesohen.

Garancia sovrane 2 parashikon një shumë prej 150 milionë euro dhe ajo ndihmon biznesin për kredi për likuiditet duke mbuluar me kolateral 60% të huasë, ndërsa pjesën tjetër së bashku me interesat duhet t’i paguajë subjekti që aplikon.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani