Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Garancia sovrane 2, procesi pezull, ende pa firmosur marrëveshjet me bankat

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 13:52 | Ekonomi

Kur kanë kaluar dy javë nga miratimi i vendimit të qeverisë për linjën e dytë të garancisë sovrane për kredi për bizneset, ajo ende nuk është vënë në zbatim. Burime nga sistemi bankar bëjnë me dije se qeveria nuk ka nënshkruar akoma marrëveshjet me të gjitha bankat, duke penguar nisjen e aplikimeve nga sipërmarrjet.

Sipas dokumentit të botuar në Fletoren Zyrtare, instrumenti prej 15 miliardë lekësh do të përdoret për të garantuar deri në 60% të shumës së financimit që një biznes do të kërkojë në banka, ndërsa nuk merr përsipër interesat apo penalitetet.

Një biznes, i prekur nga masat e qeverisë për parandalimin e pandemisë, mund të aplikojë për kredi deri në 300 milionë lekë, për një afat deri në 5 vite dhe me një interes maksimal 5%.

Ndërkohë, burime pranë sistemit bankar bëjnë me dije se për linjën e parë të garancisë sovrane, për kredi për pagat e punonjësve, deri më tani kanë aplikuar 600 subjekte.

https://a2news.com/2020/05/26/garancia-sovrane-2-vathi-e-domosdoshme-por-te-mbulohej-100-nga-shteti/

Nga këto, 260 kërkesa për kredi janë pranuar dhe disbursuar për një total prej 29 milionë eurosh. Ndërsa pjesa tjetër e aplikimeve janë ende në proces shqyrtimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë