Garancia sovrane, biznesi po has vështirësi në marrjen e kredive

Për t’i ardhur në ndihmë bizneseve në këtë periudhë krize të koronavirusit, qeveria vuri në dispozicion instrumentin e garancisë sovrane. Në paketën e parë financiare, të prezantuar më 19 mars, u parashikua një garanci sovrane me vlerë 100 milionë dollarë për bizneset në vështirësi që të merrnin kredi në banka për të paguar pagat e punonjësve, ku qeveria merrte përsipër edhe shlyerjen e interesave.