Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Garancia sovrane, qeveria miraton linjën e dytë në shumën 150 milionë dollarë

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 22:02 | Ekonomi
Garancia sovrane, qeveria miraton linjën e dytë në shumën

Qeveria ka miratuar linjën e dytë të garancisë shtetërore për bizneset që duan të marrin kredi në banka.

Vendimi i Këshillit të Ministrave liron shumën prej afërsisht 150 milionë dollarësh, 1 muaj pas shpalljes së paketës së zgjeruar.

Ndryshe nga linja e parë e kredisë, që garantonte deri në 3 paga për punonjësit e kompanive në vështirësi; kjo kredi me garanci sovrane do t’iu mundësojë bizneseve të kërkojnë hua për likuiditet apo për të kryer investime që mbështesin rimëkëmbjen e tyre nga situata e Covid-19.

Në të njëjtën mbledhje, qeveria vendosi kalimin e Drejtorisë së Arkivave në administrim të Agjencisë së Kadastrave dhe krijimin e Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila synon të menaxhojë çështjet e shpronësimit kryesisht për investimet në infrastrukturë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë