Garimi me një koalicion, PD dhe aleatët ende pa vendim: S’ka aleancë me PS

Grupimi në një koalicion konsiderohet gjerësisht si arma më e fortë që ka aktualisht opozita për të ardhur në pushtet, por pavarësisht mbledhjeve e diskutimeve ende nuk ka një vendim. Numri dy i demokratëve i quan modalitete të parëndësishme. “Nuk janë të rëndësishme modalitetet. E rëndësishme është se ne jemi një bashkim i madh edhe me qytetarët e ndershëm të këtij vendi”, u shpreh Gazmend Bardhi. Qetësia e demokratëve, në kontrast me acarimin e LSI-së, është parë në arenën politike si sinjal i një marrëveshje bashkëpunimi PS-PD pas zgjedhjeve. Një skenar të cilin Gazmend Bardhi e mohon.